Mjekëve do tu rriten rrogat për 2,000 denarë

November 25, 2022
1 minut lexim

Sindikatat e mjekëve në takimin e zhvilluar sot me Ministrin e Shëndetësisë, Bekim Sali kanë arritur ujdi për rritje të pagave të të gjithë punonjësve shëndetësor publik.

Marketing

Sipas informacioneve jo zyrtare që siguruam nga marrëveshja e arritur të premten në mbrëmje, pagat do të rriten nga muaji janar 2023 në mënyrë lineare për 2,000 denarë për të gjithë specialistët, doktorët, infermierët, personelin spitalor, laborantët, akusherët, farmacistët, stomatologët dhe të tjerët, të cilët punojnë në institucionet shëndetësore publike.

Detajet priten të definohen javës që vjen për koeficientin e pagave të kategorizimeve si dhe për numrin e saktë të mjekëve.

Sipas të dhënave mbi 12,800 punonjës shëndetësor janë të angazhuar në shëndetësinë publike, që buxhetit të shtetit do ti kushtojnë diçka më tepër se 400 mijë euro në muaj ose rreth 5 milion euro nga buxheti vjetor i Ministrisë së Shëndetësisë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pas veprimit skandaloz të Serbisë, mediat kroate: Kjo nuk duhej të ndodhte

Story i radhës

10 justifikimet më të zakonshme të grave që nuk bëjnë palestër

Të fundit nga

Broja në fushë për 45 minuta

Lajme të mira sa i përket rikuperimit të Armando Brojës! Sulmuesi kuqezi luajti si titullar për ekipin e të rinjve të Evertonit kundër Watford U-21 për 45 minuta në sfidën e Kupës
ShkoLartë