Mjekët përreth Turqisë kanë nisur ditën e dytë të grevës të enjten, duke protestuar kundër pagave të ulëta dhe kushteve të rënda të punës, ndërkohë që ky shtet përballet me turbulencat më të këqija ekonomike në dy dekadat e fundit.
Anëtarët e sindikatës së mjekëve kanë ndalur punën, dhe në rrjetet sociale janë shfaqur klinika të thata në disa qytete dhe provinca.
“Mjekët janë në grevë sepse nuk duan të punojnë nën kushtet njerëzore”, ka thënë kjo sindikatë në Twitter, duke përmendur pagat, punën me orar të gjatë dhe rritjen e dhunës fizike nga pacientët.
Një total prej 316 punëtorëve shëndetësorë janë shënjestruar në 190 sulme të ndara më 2021 në Turqi, sipas të dhënave në sindikatës lokale, Saglik-Sen.
Të mërkurën, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se inflacioni gati 50 për qind është “i përkohshëm” dhe se qytetarët do të duhen të mbajnë barrën mbi supe për një periudhë.
Oraret e gjata të punës në periudhën e pandemisë kanë nxitur shumë mjekë turq të largohen nga shteti.
Sipas Asociacionit të Mjekëve të Turqisë, më shumë se 1,400 mjekë janë larguar nga Turqia më 2021, në krahasim me vetëm 59 një dekadë më parë.
Një mjek i ri në Turqi merr pagë mujore prej 404 dollarësh amerikanë./REL