Ndonëse Akti Normativ, i cili kufizon punësimin e mjekëve në spitalet jopublike ka hyrë në fuqi, mjekët janë ende të paqartë.
Disa prej tyre kanë pezulluar oraret e planifikuara me pacientët në spitalet private, por nuk dinë si do të vijojnë më tej. Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se po punohet për ta kompletuar me aktet nënligjore dhe këto ditë nis diskutimi në Komisionin e Shëndetësisë, me pas do të krijohet një regjistër elektronik me mjekët që do të kërkojnë të punojnë në spitale private.
Ndërkohë që pritet të dalë udhëzimi i ministres për drejtuesit e spitaleve, të cilët do të nisin të grumbullojnë kërkesat e mjekëve që duan të punojnë në spitale, brenda datës 12 shtator duhet që Ligji i urdhrit të mjekut i ndryshuar të kalojë në parlament.
Përveç mjekëve që kanë funksione drejtuese në shërbimet e spitaleve publike apo në Universitetin e Mjekësisë, mjekët e tjerë mund të punojnë në privat, por jo më shumë 30% e orëve të punës që bëjnë në spital publik. Por, përveç mos dakordësisë së mjekëve, ky akt normativ ka hasur kundërshtinë e Urdhrit të Mjekut, i cili ka paralajmëruar se do ta çojë në Gjykatë Kushtetuese me shpresën se ky organ do ta rrëzojë atë pasi me ndryshimet bëra në ligj është shkelur pavarësia e tij.