Mjekët – Kumbullat e Thata Mbrojnë Kockat, sa Duhet të Konsumoni

min lexim

Ekipet e mjekëve por edhe  ekspertët e Universitetit A&M të Teksasit kanë konfirmuar se kumbullat e thata janë shumë të pasura me vitamina, minerale, antioksidantë, kombinimi i të cilave shërben si mburojë për kockat.

Studimet kanë treguar gjithashtu se ngrënia e 8-12 kumbullave të thata në ditë mirëmban kockat dhe maksimizon potencialin e tyre.

Sipas disa studimeve shkencore të kohëve të fundit, të cilave i referohet AgroWeb.org konsumi ditor i kumbullave të thata ndihmon në riparimin e dendësisë së humbur kockore dhe përmirësojë shëndetin e kockave.

Kumbullat e thata janë të pasura me vitaminë K dhe mangan, dy ushqyes të domosdoshëm për funksionin normal të kockave.

Vlerat e kumbullave të thata vlejnë edhe për shëndetin e njerëzve që vuajnë nga tumoret apo ata në profesione të rrezikshme me rrezatime.

Si të Mirëmbani Shëndetin e Kockave

Kumbullat janë një ushqim i nevojshëm për shëndetin e kockave.

Megjithatë, ky i fundit mund të mirëmbahet edhe nëpërmjet hapave të mëposhtëm.

Konsumoni çdo ditë fruta dhe perime të larmishme.

Mos neglizhoni arrorët dhe bishtajorët, të cilët kanë të njëjtët ushqyes të rëndësishëm për kockat si kumbullat e thata.

Sigurohuni që të merrni shumë proteina dhe suplementë të vitaminës D.

AgroWeb.org ju kujton se suplementët e kalçiumit janë të nevojshëm vetëm në rast se nuk konsumoni ushqime të pasura me këtë mineral.

Kryeni aktivitet të rregullt fizik si ecja apo vrapi.

Edhe ushtrimet me pesha të një intensiteti minimal është gjithashtu e rëndësishme.

Vlerat e kumbullave të thata

Për 100 gramë kumbulla të thata: 223 kalori, 0 gramë fibra

Edhe pse me mungesë fibrash, kumbullat e thata kanë një efekt laksativ, pastrues për trupin.

Përveç kësaj, në një kupë ka 2.5 gramë proteina dhe përmbush 13% të kërkesave tuaja ditore për hekur./AgroWeb.org

Burimi: agroweb.org

Story i mëparshëm

Cilat do të jenë përfitimet nga negociatat? Frenohet largimi “i trurit” në Shqipëri

Story i radhës

“Gruaja ime do të bëjë s*ks me mua vetëm nëse është një rast i veçantë, por unë…”

Të fundit nga