Mjekët e Kosovës pa specializime shtesë që 20 vjet

July 20, 2022
1 minut lexim

Përgjatë gjithë karrierës së tij si kirurg i fëmijëve, Dëfrim Koçinaj çdo trajnim shtesë pas specializimit e ka bërë me financa vetanake.

Në fakt, një gjë të tillë e pohon edhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili thekson se për më shumë se 20 vjet asnjë nga mjekët nuk është dërguar jashtë vendit për përgatitje dhe avancim profesional me mbështetje shtetërore.

Ndaj, i pari i shëndetësisë, tha se e ka në plan të ofrojë mbështetje financiare për klinikat ku ka nevojë, në mënyrë që mjekët të kryejnë subspecializime. Fillimisht 59 mjekë do të përfitojnë nga kjo.

Drejtuesi i Klinikës së Psikiatrisë, Faton Kutllovci, thotë se nga 25 specialistë-psikiatër që ka kjo klinikë, asnjëri nga ta nuk posedon ndonjë subspecializim. I njëjti thotë se kërkesat te ministri i kanë bërë pothuajse për çdo repart, ngase nevojat janë të mëdha.

Ndonëse më pak, por edhe në Kirurgjinë e Fëmijëve ka të tilla, ku lidhur me këtë, gjatë kësaj fundjave, pritet të takohen me ministrin Latifi.

Në mungesë të subspecializimeve, sipas profesionistëve shëndetësorë, shumë pacientë me nevoja specifike nuk janë trajtuar në vend.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zbulohen çmimet e biletave për meçin e Florian Markut

Story i radhës

Grubi: I qëndruam besnik ideologjisë progresive të integrimit në BE

Të fundit nga

ShkoLartë