Mjekët apelojnë për vaksinim kundër fruthit

Gazetare: Ajnur Bafqari

Nuk ka asnjë dëshmi relevante se vaksina kundër fruthit mund të shkaktojë autizëm, por ajo vetëm mund të shpëtojë jetë. Kështu thonë specialistët e fushës, duke u bërë thirrje prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre 1 dhe 6 vjeçarë, dhe mos i ekspozojnë ata në rrezik për infektim me fruthin, linë apo rubeolën. Mjekët specialistë dhe epidemiologët alarmojnë për numër të ulët të të vaksinuarve në vend dhe nuk e përjashtojnë mundësinë që vendi të përballet me epidemi.

  “Unë kam punuar edhe në shëndetësinë primare, dhe për atë periudhë kam patur pacientë, prej të cilëve 11 fëmijë ishin me forma të ndryshme të autizmit. Asnjëri prej tyre nuk ishte i vaksinuar. Asnjëri….Kështu që asesi tek ata nuk mund të bëhej ndonjë lidhje me efektin e vaksinës MMR,” tha Liljana Kojiq, specialist e pediatrisë.

Zllate Mehmedoviq, nga Komisioni për sëmundje infektive thotë se të gjitha dezinformatat që qarkullojnë lidhur me këto vaksina, si burim kryesor e kanë një studim të rrejshëm “shkencor” të publikuar 25 vite më parë në të cilin pretendohej se vaksinat MMR shkaktojnë autizëm tek fëmijët.

 “E shihni se shpesh ndodhë mjekët të thonë se vaksinimi nuk është i sigurt gjë që nuk guxon të ndodhë. Është një shpërlarje truri. Mjekë që punojnë në bazë të mjekësisë nuk guxojnë ta bëjnë këtë pasi kemi harxhuar aq shumë para dhe mund për të dëshmuar se vaksinat janë të sigurta dhe të dobishme për njerëzimin, dhe këtë e vërtetojnë mijëra studime përgjatë viteve,” deklaroi Zllate Mehmedoviq, Komisioni për Sëmundje Infektive. /alsat.mk

 

Vetëm 70 përqind e popullatës është e vaksinuar në nivel të shtetit dhe kjo është larg numrit të nevojshëm prej 95 përqind për imunitet kolektiv. Në vitin 2019 Maqedonia e Veriut u përball me një epidemi agresive me afro 2 mijë të infektuar. /alsat.mk

 

Burimi: ALSAT

Story i mëparshëm

Opozita shqiptare kritikon BDI-në: “Po bllokon mjetet financiare në  komunat që i menaxhon opozita”

Story i radhës

Ekipi i Anadolu filmon sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez