Mjekët amë në grevë! Rendevski: Ka klimë pozitive për zgjidhjen e problemit

March 4, 2022
1 minut lexim

Mjekët amë privat përsëri sot kanë protestuar, duke mos pranuar pacientë në ordinancat e tyre, përveç rasteve urgjente. Kështu shprehën revoltën e tyre dhe përsëritën kërkesat drejtuar organeve shëndetësore, për të cilat ende nuk është ndërmarrë ndonjë hap. Ata kujtojnë kërkesën e tyre kryesore, se duan që Fondi t’u japë më shumë para për pacient. Zëvendësministri i Shëndetësisë, Vlladimir Renedevski, thotë se dëshiron që të zgjidh problemet e mjekëve të përgjithshëm, bashkë me ato të gjinekologëve, edhe të stomatologëve. Kërkesat e tyre reale duhet të jenë në pajtueshmëri me Ligjin për mbrojtje shëndetësore dhe fondin për siguri shëndetësore, thotë zv/ministri.

“Me të vërtetë ka klimë pozitive dhe vlerësoj se ato punë në masë të madhe do të jenë të realizueshme. Sa i përket rritjes së participimit, sipas matematikës nëse rritet participimi gjeneralisht për të gjithë, lidhja në mes ambulancave që thash 450 deri 500 ekipe që dobët përfitojnë dhe ato pak ambulanca që kanë të ardhura të larta, dallimi mes tyre do të rritet edhe më shumë”, theksoi Vlladimir Rendevski, zv/ministër i Shëndetësisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Crypto Trading Volumes in Ukraine, Russia Fall After the Early War Spike

Story i radhës

Çfarë flitet për Strakoshën?

Të fundit nga

ShkoLartë