mjek i rreme nga sllovenia mashtron nje grua 86 vjecare nga vinica per 30 000 euro 6974d25181747

Mjek i rremë nga Sllovenia mashtron një grua 86-vjeçare nga Vinica për 30.000 euro

January 24, 2026
1 minut lexim

Një grua 86-vjeçare nga Vinica ka raportuar në polici se është mashtruar dhe ka mbetur pa 30.000 euro, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas kallëzimit të paraqitur në SPB Vinicë, më 23 janar 2026, rreth orës 08:50, një person i panjohur i është prezantuar si mjek nga Sllovenia. Ai i ka thënë se vajza e saj, e cila gjoja qëndronte dhe punonte në Slloveni, kishte pësuar lëndime të rënda dhe kishte nevojë urgjente për një operacion, për të cilin kërkohej një shumë e madhe parash.

Gruaja, duke u besuar këtyre informacionëve, ka tërhequr 30.000 euro nga banka dhe ia ka dorëzuar paratë një personi që kishte ardhur në oborrin e shtëpisë së saj për t’i marrë. Më vonë, pasi ka kontaktuar vajzën e saj, ka kuptuar se bëhej fjalë për mashtrim dhe e ka raportuar rastin në polici.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

protesta e pd ambasada e shba qytetareve amerikane shmangni zonat e demonstrates 6974d15362e31
Lajmi i mëparshëm

Protesta e PD/ Ambasada e SHBA-qytetarëve amerikanë: Shmangni zonat e demonstratës

shperthim ne nje fabrike kokaine ne kolumbi 9 viktima dhe 10 te plagosur 6974d28265c6d
Lajmi i radhës

Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 viktima dhe 10 të plagosur

Të fundit nga

Kryeministri suedez jep dorëheqje

Ulf Kristersson ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Suedisë. Ai dha dorëheqje nga kreu i qeverisë suedeze pasi rezultatet zyrtare konfirmuan humbjen e bllokut të tij të krahut të djathtë

​Endrit Thaçi mbështet protestën e OVL-UÇK-së

Djali i ish – presidentit Hashim Thaçi, Endriti del në mbështetje të protestës së Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së. Ai ka shpërndarë thirrjen e OVL-UÇK-së: “Protestë në mbrojtje të UÇK-së”
ShkoLartë