Mjegulla e dendur redukton dukshmërinë prej 50 deri në 100 metra në aksin rrugor Lisec – Kodra e Diellit

1 minut lexim

Një mjegullë e dendur ka mbuluar aksin rrugor Lisec – Kodra e Diellit, duke reduktuar dukshmërinë prej 50 deri në 100 metra, bëri të ditur NP Rrugët e Maqedonisë në një njoftim të mbrëmjes.

Sipas tyre, kushtet e trafikut janë të vështira dhe kërkojnë kujdes të shtuar nga shoferët. Deri më tani nuk janë raportuar aksidente apo bllokime në këtë aks rrugor. Megjithatë NP Rrugët e Maqedonisë rekomandon që shoferët të respektojnë shenjat e trafikut, të përdorin dritat e mjegullës dhe të mbajnë distancë të sigurt nga automjetet e tjera.

Story i mëparshëm

Qytetarët të pakënaqur që skadoi “çmimi i garantuar” – Inspektorati i Tregut paralajmëron gjoba për keqpërdoruesit

Story i radhës

Shpërthimi në Lushnjë, Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet për viktimat dhe të plagosurit

Të fundit nga