Mjegull në rrugën drejt Kodrës së Diellit dhe në Gjavato dhe Pletvar

December 13, 2024
1 minut lexim

Shkup, 13 dhjetor – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa në kushte të dimrit, në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës ka deri 30 kilometra në aksin rrugor f. Gajre – Kodra e Diellit dhe qafat malore Gjavato dhe Pletvar 50 metra, njoftoi LAMM-ja.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve, ku ekziston mundësia për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

LAMM përkujton se nga 15.11.2024 filloi detyrimi ligjor për posedimin e obligueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të kohës. Ky obligim do të zjgat deri 15.03.2025.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Moti sot me vranësira dhe diell

Story i radhës

ВИДЕОЛОТАРИЈА ЈА РЕАЛИЗИРАШЕ ТРАДИЦИОНАЛНАТА КРВОДАРИТЕЛНА АКЦИЈА

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во
ShkoLartë