Për shkak të paraqitjes së mjegullës në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit vërehet dukshmëri e zvogëluar prej 40 deri në 50 metra. Komunikacioni në të gjithë rrugët e shtetit po zhvillohet pa pengesë, nëpër rrugë të lagështa, informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Intensiteti i komunikacionit nëpër akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur në trafik dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, posaçërisht në rrugën nëpër lugina, lugina lumenjsh ddhe gryka, ku ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të dheut. Kjo posaçërisht u përket akseve Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.