Mjegull e madhe në magjistralen Prishtinë – Pejë

January 1, 2025
1 minut lexim

Nga Prishtina për shumë kilometra në drejtim të Pejës, mjegulla shumë e dendur ka vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e veturave në rrugë.

Situata e njëjtë është raportuar edhe në qytete të tjera të Kosovës, ku mjegulla ka krijuar kushte të rrezikshme për lëvizjen e automjeteve.

Kjo mjegull ka shkaktuar vështirësi të mëdha, sidomos në trafik, duke rritur rrezikun për aksidente.

Shoferët janë detyruar të përdorin sinjalizimin e duhur, duke ndezur dritat e makinës dhe duke lëshuar sinjalet e nevojshme për të sinjalizuar praninë e tyre në kushte të tilla.

Policia kërkon kujdes të shtuar nga shoferët dhe rekomandojnë që ata të udhëtojnë me shpejtësi të ulur dhe të respektojnë çdo sinjalizim të vendosur në rrugë, për të parandaluar çdo incident të mundshëm

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Viti i Ri nis me një vajzë dhe një djalë, të lindur në QKUK

Story i radhës

Njëzet e pesë vjet nga fishekzjarrët e Vitit të Ri të Londrës

Të fundit nga

ShkoLartë