“Mjaft! Po punojmë për gjevrek dhe ujë”, punëtorët kërkojnë paga më të larta dhe pagesë të ushqimit dhe transporti

min lexim

Para objektit të LSM-së, në ditën ndërkombëtare të punëtoreve, sindikatat dolën në protestë për të kërkuar paga më të larta dhe të drejtat e tyre. Disa nga pankartat që mbanin në duar punonjësit ishte “Mjaft! Punojmë për gjevrek dhe ujë” si dhe “Kërkojmë pagë sa tuajën”.

Disa punëtorë-protestues na treguan se çfarë kërkojnë konkretisht. Njëri u shpreh se duan rritje të pagave 78% ashtu siç pati rritje për zyrtarët.

-Kemi ardhur këtu në një farë mënyre për të shprehur mbështetjen tonë për të drejtat e punëtorëve, për të përmirësuar të drejtën e punëtorit dhe për një rrogë më të mirë dhe më të madhe, atë që e meritojmë.

-Sot më 1 Maj protestojmë për të drejtat e punëtorëve. Edhe ne duam 78% rritje të pagave, dhe rritja jonë do të jetë më reale në raport me funksionarët.

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave Sllobodan Trëndafilov, deklaroi se pagat që marrin punëtorët nuk u lejon as që të shkojnë në vendet e punës. Prandaj kërkojnë që ushqimi dhe transporti t’u paguhet, pasi që shporta minimale e konsumatorit është rritur.

“Ne punëtorët dhamë karton të kuq gjykatës, për shkak se ka bërë përpjekje, ka kryer presion te sindikatat t’i zhdukur, ka lejuar që këpuca e zyrtarëve të shkelë në qafën e punëtorëve që të heshtin të bëhen më të përkulur t’i dëgjojnë. Atë që e kanë bërë sot e shohim atë veprim. Ne sindikatat, ne punonjësit, ne qytetarët, ne pensionistët jemi të gjithë këtu, t’u tregojmë sa më shumë na sulmojnë, aq më të fortë na bëjnë“, tha Sllobodan Trëndafilov, kryetar i LSDM-së.

Kryetari i sindikatës së pavarur të policisë Goce Dellçev Todev tha se nëse nuk u plotësohen kërkesat, nuk do të ndalen me protestat.

“KSL së bashku me LSM sot dolën të tregojnë se si punëtorët duhet ta shpëtojnë Maqedoninë. E di të gjitha ngjyrat, të gjitha kompanitë, nga të gjitha ministritë, në pak ditë kur të mbushet Kuvendi të mos mendojnë se kjo që bëmë sot, nuk do ta vazhdojmë. Për atë Maqedonia ka shpëtim, për atë Maqedoninë vetëm punëtorët mund ta shpëtojnë.”, tha Goce Dellçev, kryetar i Sindikatës së pavarur të Policisë.

Protesta u bë në formë marshi, nga LSM-ja tek Kuvendi, më pas vazhduan tek Odës ekonomike dhe përfundoi tek Qeveria.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Bakoyannis ia kujton Vuçiqit negociatat për kufijtë me Thaçin: E ke pranuar vetë ekzistencën e dy shteteve

Story i radhës

Parlamentaret/ Çka thanë partitë sot?

Të fundit nga