Arkeologu Mixhait Pollozhani i ftuar sonte në Click Plus në TV21, duke folur për gërmimet arkeologjike dhe zbulimin e pllakave dardane në Shkup, tha se maqedonasit nuk e mohojnë dot se këtu kanë jetuar fise ilirësh. Polozhani thotë se arekologët maqedonas janë mbyllur me të gjithë, jo vetëm me arkologët shqiptarë, por edhe me ata fqinjë dhe të Evropës.
“Pala maqedonase mendon se gjithçka që fshihet nën tokë duhet të emërtohet ose me emërtimin me periudhën romake, ose me emërtimin me periudhën helene. Por këtu brenda, janë njerëzit që kanë jetuar këtu në këto territore. Në rastin konkret, kur flasim për territorin e Shkupit, nuk ka asnjë dilemë dhe nuk e mohojnë dot se këtu ka jetuar një popull i lashtë që ka taban ilir që quhen dardanë. Arkeologët maqedonas nuk janë të mbyllur vetëm me ne arkeologët shqiptarë, por janë të mbyllur edhe me të gjithë arekologët e tjerë të rajonit.”- tha Pollozhani.