mitrovica dhe skenderaj pa uje derisa te paguhen borxhet e rrymes ndaj kesco s 61f29ba20feb9

Mitrovica dhe Skenderaj pa ujë derisa të paguhen borxhet e rrymës ndaj KESCO-s

January 27, 2022
1 minut lexim

Që nga ora 10:00 e mëngjesit të sotëm Komuna e Mitrovicës dhe Skenderajt kanë mbetur pa ujë të pijes.

Kjo siç ka njoftuar Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” banorët e dy këtyre komunave nuk do të ketë furnizim me ujë të pijes derisa ujësjellësi të paguajë borxhin që ka ndaj KESCO-s për energjinë e shpenzuar elektrike.

“Njoftojmë konsumatorët e Mitrovicës dhe Skenderajt se sot nga ora 10:00 është ndërprerë prodhimi në Fabrikën/Impiantin për Trajtimin e Ujit në Shipol. Me këtë rast u njoftojmë se nuk do të ketë furnizim me ujë të pijes për Mitrovicë dhe Skenderaj derisa ujësjellësi të kryej obligimet ndaj KESCO-s për energjinë e shpenzuar elektrike.

APELOJMË tek të gjithë konsumatorët që kanë borxhe ndaj ujësjellësit që të kryejnë obligimet e tyre në mënyrë që të sigurohen mjete për pagimin e obligimeve ndaj furnitorit tonë të energjisë elektrike. Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vrasja e vajdin lames dhe klodian saliut spak mbyll hetimet 61f29b9e713f3
Story i mëparshëm

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK mbyll hetimet

d183d187d0b8d0bbd0b8d188d182d0b0 d0b3d180d0b0d0b4d0b8d0bdd0bad0b8 d0b8 d183d0bbd0b8d186d0b8 d0b3d180d0b0d0b4d0bed0bdd0b0d187d0b0 61f29cb17ebf9
Story i radhës

Училишта, градинки и улици – Градоначалникот на Бутел ги најави следните проекти во општината

Të fundit nga

ShkoLartë