Mitrevski: Zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë

January 24, 2022
1 minut lexim

OBRM-PDUKM ishte kundër shfuqizimit të qeverisë teknike pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2016, ndonëse ishte dashur të ishte vetëm për ato zgjedhje. Është mirë që tani OBRM-PDUKM pas një periudhe të tillë pranon se vendi ynë ka institucione që mund të bëjnë zgjedhje të ndershme dhe demokratike dhe ndryshe nga viti 2016 kur vendi u kategorizua si i bllokuar, sot është një vend që mund të bëjë zgjedhje të ndershme, demokratike dhe të lira e njohur nga të gjithë, tha koordinatori i LSDM-së, Jovan Mitrevski.

Ai sqaroi se sa i përket propozimit të OBRM-PDUKM-së për shfuqizimin e “Qeverisë së Përzhinos”, LSDM konteston dy gjëra – së pari, është kontestuese mënyra se si është dorëzuar propozimi, gjegjësisht nuk konsultohen me palët tjera.

Po kontestojmë mënyrën e propozimit të kësaj zgjidhjeje duke e kushtëzuar me zgjedhje të parakohshme.

Shfuqizimi i qeverisë teknike kërkon pëlqimin e të gjitha partive politike në vend dhe jo vetëm të një partie. Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, por të rregullta në vitin 2024 dhe deri atëherë ka kohë që të gjitha palët të ulen në tavolinë dhe të arrijnë një marrëveshje të përbashkët”, tha Mitrevski.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qeni endacak kafshon vajzën e mitur në Gostivar!

Story i radhës

Ganiu mirëpret në takim flautisten nga Çairi, Sarana Ademi

Të fundit nga

ShkoLartë