Mitrevski: Mickoski nuk kërkoi falje për 27 prillin

April 27, 2022
1 minut lexim

Koordinatori i grupit kuvendar i LSDM-së, Jovan Mitreski në konferencë për shtyp u shpreh se 5 vite pas 27 prillit ende e kanë për obligim ndaj qytetarëve dhe gjeneratat e ardhshme që të mos përsëritet edhe një herë.

“Nuk do të përsëritet nëse të gjitha subjektet politike, jo vetëm deklarativisht, unifikohen pas vlerave demokratike dhe të lirisë.”, tha Mitreski.

Sipas tij, 27 prilli i viti 2017 është një nga datat më të errët në historinë e demokracisë së Maqedoisë.

“Për të ndaluar ndryshimin e qeverisë, dhunues të armatosur të nxitur nga OBRM-PDUKM hynë me dhunë në Kuvend duke tentuar të vrasin deputetë, të sulmojnë gazetarë dhe punonjësit e kuvend”, u shpreh Mitreski.

Ai shton se VMRO për të shpëtuar nga krimi për pak nisi luftë qytetare, ndërsa 27 prilli është fytyra e vërtetë e kësaj partie për shkak se edhe pas 5 viteve, sipas Mitreskit, nuk ka ndryshime.

“Nuk pamë falje nga Mikocski dhe partia e tij”, tha mes tjerash Mitreski.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryeshefi i IPK-së jep detaje për eprorët e Policisë që i shkuan në takim Vuçiqit

Story i radhës

Vuçiç dhe Bërnabiç bisedojnë me Donfried për dialogun Kosovë-Serbi

Të fundit nga

Myrto Uzuni mes La Ligas dhe SHBA-së

Myrto Uzuni po bën paraqitje fantastike me Granadan në Spanjë, ku po shënon gola të rëndësishëm. Sulmuesi beratas ka hyrë gjithashtu në historinë e skuadrës spanjolle, teksa është bërë golashënuesi i këtij
ShkoLartë