Redaktori i portalit “Infomax” në një intervistë ka deklaruar se opozita po merret me gjëra të kota për të humbur vëmendjen e qytetarëve nga aferat dhe skandalet të cilat i bëjnë vet.
Në prononcimin e tij, Aleksandar Mitovski ka thënë se Mickoski dhe familja e tij janë duke e fshehur të vërtetën rreth ndërtimit të një shtëpie në lagjen Kozle në Shkup, për të cilin gazetari thotë se Mickoski ka harxhuar miliona.
“Babai i tij, motra e tij, nuk e di kush ka tek Mickoski. Sa kushton nje shtëpi në Kozle, nën 250 mije euro, nuk duhet ta bleshë, ta shembësh, te paguash komunale, te ndërtosh një të re, ke investim një milion e ca euro. Ju e përmendni shembullin e Taravarit dhe nuk e shikoni veten në pasqyrë”, thotë Mitovski.