“CËSHTJA DO TË BISEDOHET NË KUADËR TË KOALICIONIT”
Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva ka deklaruar se në Qeveri, pas shfuqizimit të “balancuesit” nga Gjykata Kushtetuese, nuk ka mbërritur propozim-zgjidhja për përfaqësim të drejtë.
Sipas saj, cështja mbetet e hapur dhe se do të bisedohet në kuadër të koalicionit përmes një debati të gjërë. Ajo konfirmoi qëndrimin e Qeverisë se para miratimit të ligjit, I njëjti të dërgohet në Komisionin e Venecias.
“Në këtë moment nuk ka mbërritur në Qeveri zgjidhja ligjore, e as në seancë qeveritare, sapo të krijohen mundësitë opinioni do të njoftohet. Lidhur me “balancuesin” e shfuqizuar, kemi thënë se I njëjti tashmë ka përfunduar vlerën e përdorimit dhe synojmë mbylljen e cështjes, e cila në të kaluarën u tregua si joproduktive dhe po krijojmë zgjidhje të reja që me të vërtetë do të zgjidh cështjen e përfaqësimit të drejtë” – tha Marija Miteva.
Burimi: TV KLAN