Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, njoftoi se mbi 26.000 qytetarëve në të gjithë vendin do t’u kthehen më shumë se 140 milionë denarë, të cilat kompanitë financiare të kredive të shpejta i kanë arkëtuar në mënyrë të paligjshme.
Ajo bëri të ditur se Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer kontrolle ndaj të gjitha 27 shoqërive financiare të licencuara në vend, pas vendimit të Qeverisë për të verifikuar punën e tyre.
Sipas Mitevës, ky është një kontroll i paprecedentë për nga përmasat në këtë sektor, ndërsa me vendimet e miratuara, kompanitë obligohen t’i kthejnë mjetet e arkëtuara në mënyrë të paligjshme.
Burimi:TV21


