marta kos arrin ne tirane pritet nga rama 6b083ddc27b6e

​Marta Kos arrin në Tiranë, pritet nga Rama

November 26, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në takim komisioneren e BE për Zgjerimin, Marta Kos.

Së bashku me delegacionin e saj, Kos zhvilloi një takim me kryeministrin, ndërsa e pranishme ka qenë dhe ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa.

Në momentin e takimit, kryeministri Rama dëgjohet duke pyetur Komisioneren Kos, “Shkoi mirë udhëtimi?”, ndërsa kjo e fundit i përgjigjet: “Patjetër. Kënaqësi që shihemi përsëri”.

Komisionerja Kos do të marrë pjesë gjithashtu në sesionin përmbyllës të Konferencës së Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, si dhe ditën e nesërme në Samitin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

per festen e 28 nentorit administrata publike pushon te henen 6b083d85601d5
Lajmi i mëparshëm

Për festën e 28 Nëntorit, administrata publike pushon të hënën

gjeografia e re e pushtetit pse e ardhmja e superfuqive po vendoset nen toke 6b083e1e4686c
Lajmi i radhës

Gjeografia e re e pushtetit: Pse e ardhmja e superfuqive po vendoset nën tokë

Të fundit nga

ShkoLartë