2
Shkup, 1 maj – Delegacioni qeveritar i kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov dhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev, sot morën pjesë në ditën kombëtare të ekspozitës botërore EKSPO 2025 në Japoni.
Siç informoi shërbimi për informim i Qeverisë, përshtypje të forta la pika dhe paraqitja e ansamblit kombëtar “Tanec”, i cili hapi ditën e sotme.
“Pavijoni maqedonas është i pasur me ekspozita tradicionale, por vëmendjen më të madhe e tërheq pikërisht ajo e arkitektit japonez Kenzo Tange, i cili e projektoi Shkupin pas tërmetit të vitit 1963. Si Qeveri mbetemi të përkushtuar në afirmimin e Maqedonisë. Pjesëmarrja në EKSPO 2025 është edhe një dëshmi për këtë”, deklaroi zëdhënësja e Qeverisë, Maria Miteva në video deklaratë.
BURIMI: zhurnal.mk