Deklarata e djeshme e Mickoskit nuk paraqet presion ndaj prokurorëve dhe ngjykatësve, kështu vlersëson zëdhënësja e qeverisë Marija Miteva.
Miteva hedh poshtë pretendimet se Kryeministri Hristian Mickoski me deklaratat e djeshme po bënë presion ndaj gjykatësve dhe prokurorëve, ajo madje kundërshtoi ashpër gazetarën se këto janë qendrime të saja personale, duke refuzuar ti komentoj.
Pyetja e gazetares: Lidhur me këtë përzierje a po kthehet sërish gjyqësori i partizuar dhe a ka gjykatës të gatshëm me teftere të reja të cilët do të arrestojnë me urdhër të qeverisë?
Miteva: Kush thotë këtë qendrim se është presion, unë nuk mund të pajtohem me atë nëse është qëndrim personal i juaji.
Gazetarja: Si juriste e them unë, pasi kam përfunduar fakultetin juridik, jam juriste me profesion dhe gazetare dhe kështu që mendoj se është presion, fakti që gjykatësit dhe prokurorët nuk kanë reaguar ndaj asaj deklaratës nuk do të thotë se nuk është presion!
Miteva: Më vjen mirë që edhe në këtë anë kemi jurist me të cilën bisedoni, kështu që mund të ballafaqojmë argumentet dhe mund tju them se është qendrimi juaj personal dhe se nuk bëhet fjalë për presion. Me vjen shumë keq, që si duket nuk mund të shihni se kur ka dy 2% besim në gjyqësor kur qytetarët thonë se gjyqësori ëshë vërtet i partizuar trubetoni se bëhet fjalë për presion më vjen keq që keni mendim të këtillë.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Kryeministri Hristijan Mickoski si asnjher deri më tani kërcënoi gjykatësit dhe prokurorët në vend .
“Jam shumë i zhgënjyer me atë që po ndodh sot, por më besoni se nuk do të jem për shumë kohë, por do të hyjmë në një veprim të fuqishëm, dhe nëse është e nevojshme do të merremi me ata prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar në një mënyrë tjetër”, deklaroi Mickoski.
Mickovski jo njëher ka kërcënuar pushtetin e tretë në vend gjyqësorin dhe nuk e fsheh publikisht se dëshiron të bëj ndryshime dhe në vendet kyçe të vendosë persona të besueshëm dhe të afërtë me të. /tvklan.mk
Burimi: TV KLAN