MIT sjell në Türkiye terroristin e PKK-së, Rasim Akyol

Agjencia turke e Inteligjencës (MIT) kapi jashtë vendit dhe solli me sukses terroristin e kërkuar të PKK/KCK-PYD/YPG, Rasim Akyol, raporton Anadolu.

Sipas informatave që ka mësuar gazetari i AA-së nga burime të sigurisë, terroristi i arratisur Akyol ka tentuar të arratiset në Evropë nga vendi ku po qëndronte.​​​​​​​

Akyol ishte dënuar më parë në mungesë me 15 vjet burg për “furnizim me armë të një grupi të armatosur terrorist”.

Akyol ishte në kërkim edhe për ndihmën e një grupi terroristësh të PKK-së, të cilët u arrestuan në Hatay të Türkiye-s në vitin 2018 me 25 kilogramë eksploziv.

PKK është një organizatë separatiste e listuar si grup terrorist në Türkiye, Bashkimin Evropian dhe SHBA. Gjatë fushatës terroriste disa dekadashe kundër Türkiye-s, terroristët e PKK-së janë përgjegjës për vdekjen e të paktën 40 mijë njerëzve.





Story i mëparshëm

Luksi në thellësitë e oqeaneve, ky është jahti-nëndetëse i frymëzuar nga romani i famshëm

Story i radhës

Formula 1 zbarkon në Azerbajxhan

Të fundit nga