Agjencia Kombëtare e Inteligjencës së Türkiye-s (MIT) në një operacion në Munbixh në veri të Sirisë, neutralizoi terroristin e PKK/KCK-PYD/YPG, Heysem Cuma i cili është përgjegjës për sulmin në Afrin në vitin 2020 ku humbën jetën 40 civilë, raporton Anadolu.
Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, një informacion inteligjent u sigurua për mbërritjen në qendrën e qytetit Munbixh të terroristit Heysem Cuma me emrin e koduar “Heysem Abu Dahham” i cili ka zhvilluar aktivitet në nivelin e të ashtuquajturit përgjegjës brenda strukturës inteligjente të PKK/KCK-PYD/YPG-së për Munbixhin dhe i cili ishte përgjegjës për transferimin e materialeve të bëra nga organizata me qëllimin për të kryer akte në zonat e operacioneve dhe kryesisht në zonën e operacionit “Mburoja e Eufratit”.
Theksohet se Cuma u neutralizua përmes operacionit të ndërmarrë nga MIT në qendrën e qytetit Munbixh më 9 korrik.
Terroristi Heysem Cuma është përgjegjës për sulmet me bombë të kryera 3 me motoçikletë dhe 2 me automjet në vitin 2019 në Jarabulus dhe për sulmin e kryer me një tanker të ngarkuar me karburant më 28 prill 2020 në një treg në qendër të qytetit Afrin, në të cilin humbën jetën 40 civilë, përfshirë 11 fëmijë dhe në të cilin u plagosën 47 persona të tjerë.