MIT neutralizon një nga të ashtuquajturit përgjegjës të organizatës terroriste PKK/YPG në Siri

Agjencia Kombëtare e Inteligjencës së Türkiye-s (MIT) përmes një operacioni të ndërmarrë në Siri ka neutralizuar terroristin Mehmet Yıldırım me emrin e koduar “Hamza Kobani”, të ashtuquajturin “përgjegjës të financave” për rajonet Halep dhe Tel Rıfat të organizatës terroriste PKK/YPG, transmeton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, mësohet se terroristi Yıldırım u neutralizua me një operacion të kryer në zonën Sheikh Maksud në Halep, se ai i ishte bashkuar PKK-së në vitin 1986 dhe se është në prej anëtarëve më të vjetër të organizatës.

Është përcaktuar se Yıldırım pas aktiviteteve terroriste në Türkiye dhe Irak, ka kaluar në Siri në vitin 2015 dhe se në lidhje me krerët e PKK/YPG ka kryer detyrën e të ashtuquajturit “përgjegjës të financave”.





Story i mëparshëm

A pati marrëdhënie mes Kiarës dhe Luizit, ja çka ndodhi mbrëmë në orët e vona në suitë

Story i radhës

Ethemi “gatuan” golin e Istanbulsporit në derbi

Të fundit nga