MIT neutralizon 2 terroristë të rangut të lartë të PKK-së

December 15, 2022
1 minut lexim

Agjencia Kombëtare e Inteligjencës së Türkiye-s (MIT) në veri të Irakut dhe Sirisë neutralizoi 2 terroristë të PKK-së, organizatorin e sulmeve minahedhëse ndaj forcave të sigurisë, Osman Mutlu dhe të ashtuquajturën shefen e propagandës së PKK-së, Songul Tarinci, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga burime të sigurisë, terroristja Tarinci, me emrin e koduar “Roza”, kishte role të ndryshme në aktivitetet në qytet të organizatës terroriste në vitin 2010 ndërsa më pas iu bashkua strukturave rurale të organizatës terroriste PKK në Diyarbakir në vitin 2013.

Tarinci dhe dy truprojat e saj, për të cilët u konstatua se ishin aktiv në të ashtuquajturën “Akademia Apollo”, të cilët kishin marrë pjesë në aksionet kundër forcave turke të sigurisë në Siri dhe kishin mbajtur trajnime për armë dhe ideologjike për terroristët në rajonin Gara, gjithashtu u neutralizuan në operacionin e MIT-it.

Osman Mutlu, me emrin e koduar “Dilxwaz Agir”, pjesëtar i PKK/YPG-së, i cili organizoi sulmet me minahedhës ndaj forcave të sigurisë në zonën kufitare Mardin dhe drejtoi aktivitetet terroriste si bartjen e armëve dhe bombave, u neutralizua në automjetin me të cilin bartte armë dhe eksploziv.

Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Türkiye-s, PKK-ja e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Josa: Ja çfarë ju them për interesin nga klubet e Kosovës

Story i radhës

Britani, dhjetëra mijëra infermiere në grevë mes krizës së kostos së jetesës

Të fundit nga

Merkel: Çështja Brexit, një poshtërim ndaj BE

Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja gjermane shkruan se çfarë mund të kishte bërë më shumë për të ndalur Britaninë Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka
ShkoLartë