Misteri i zhdukjes së australianit në Alpet shqiptare, një hetues privat po investigon çështjen

June 24, 2025
1 minut lexim

Familja e një alpinisti australian i cili u zhduk pa lënë gjurmë përgjatë një shtegu të njohur për këmbësorë në Alpet shqiptare prej 8 muajsh kërkon zbardhjen e ngjarjes së mistershme.

Cameron Twiss, 28 vjeç, nga Australia Jugore, thuhet se po udhëtonte vetëm pa udhërrëfyes në një shteg 17 km midis Valbonës dhe Thethit në veri të Shqipërisë më 13 tetor të vitit të kaluar.

Autoritetet zbuluan sendet personale dhe pasaportën e Twiss në dhomën e tij në një bujtinë në qytetin e Shkodrës, pasi u dha alarmi i zhdukjes.

Ai ishte nisur me një grup turistësh që kishte takuar në Valbonë një natë më parë, por zgjodhi të shkonte vetëm pak më tej.

Policia dhe ekipet e shpëtimit kaluan dy javë duke kërkuar nga toka dhe ajri, madje duke përdorur edhe dronë, por nuk gjetën asnjë gjurmë të australianit të zhdukur.

Familja e Twiss ka angazhuar një hetues privat për zbardhjen e ngjarjes.

“Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, ende nuk kemi përgjigje”, shkroi vëllai i tij Stuart. Deri më tani, policia shqiptare nuk ka gjetur asnjë prove.

“Familja jonë tani ka punësuar hetues privatë, por pavarësisht përpjekjeve të tyre, nuk kemi pasur asnjë përparim”, shprehet ai.

Madje familja ka nisur edhe një fushatë për mbledhje fondesh, që do të ndihmojnë në hetimin dhe zbardhjen e fatit të 28-vjeçarit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Gashi demanton zërat për largim nga VLEN, pozon krah Ibrahimit dhe deputetëve të Alternativës dhe VLEN

Story i radhës

Gucati tregon se takimi me “Calin” në Hagë ishte i monitoruar: Ishte shumë e rëndë, çdo lëvizje ishte në vëzhgim

Të fundit nga

Sërish lëkundje tërmeti në kryeqytet

Janë ndjerë sërish lëkundje sizmike në kryeqytet. Sipas raportimeve paraprake, magnituda ka qenë 3.4 ndërkohë që thellësia e epiqendrës është 5 km. Epiqendra e lëkundjeve sizmike raportohet të jetë në Nikël. Ndërkohë
sqmken
ShkoLartë