Lea Islamaj është vajza që ka fituar kompeticionin e bukurisë “Miss Shqipëria 2021”.
E lindur në Francë, Lea provoi eksperiencën e “Miss Shqipëria” sepse për prindërit e saj kjo ishte diçka shumë e rëndësishme.
Sot 19-vjeç, duket se Lea ka vendosur ta vazhdojë rrugëtimin në pasarelat ndërkombëtare. Së fundmi ajo ka qenë pjesë e “Paris Fashion Week 2022” në Paris, aty ku ka prezantuar veshjet e Jessica Jane.
Lea Islamaj
Vetë Lea nuk ka treguar shumë për këtë eksperiencë, ndonëse me një kërkim të thjeshtë do të mund të shihni daljen e saj të fundit në Paris, aty ku bukuroshja shqiptare ka zgjedhur të vazhdojë gjithë rrugëtimin e saj.