​Miss i ri i Buenos Aires është 60-vjeç

Alejandra Marisa Rodríguez është 60-vjeç dhe Miss Universe e re e Buenos Aires.

Alejandra, me profesion gazetare dhe juriste, fitoi titullin e gruas më të bukur në Buenos Aires, duke e kualifikuar në garën Miss Universe Argentina.

Avokates dhe gazetares iu dha mundësia për të konkurruar në konkursin Miss Universe pasi kufiri i moshës, i cili ka qenë në fuqi që nga viti 1958, u hoq në fund të vitit 2023, që do të thotë se konkursi nuk kufizohet më për konkurrentët e moshës 18 deri në 28-vjeç.

Tani, gjithçka që kërkohet është që garuesit të jenë në moshë madhore dhe Alejandra pa një mundësi dhe aplikoi dhe mundi vajza shumë më të reja.

“Jam shumë e emocionuar dhe e nderuar që fitova titullin. Dua t’u tregoj të gjitha femrave se bukuria nuk lidhet me moshën dhe se ne mund të thyejmë barrierat”, tha ajo.

Alejandra zbuloi se e ruan bukurinë e saj përmes ushtrimeve dhe një diete të shëndetshme dhe kujdesit të fytyrës.

Ajo është e divorcuar dhe me shaka tha se ky fakt i ka kontribuar suksesit të saj në konkurs.

“Mendoj se juria e pa besimin dhe pasionin tim për të përfaqësuar gratë e brezit tim. Bukuroshja nuk ka datë skadence. Për të qenë e bukur, thjesht duhet të besosh te vetja dhe të jesh autentike”, ka shpjeguar ajo.

Më 25 maj zhvillohet Miss Argjentina dhe shumëkush shpreson që ajo të fitojë titullin e argjentinases më të bukur.

Story i mëparshëm

​Rusia kërcënon Poloninë

Story i radhës

Maxhera: Shpresojmë të mbrojnë kupën

Të fundit nga