misioni paqeruajtes eufor althea ne beh maqedonia e veriut do ti dergoje 32 ushtare 69dff14d2aed2

Misioni paqeruajtës EUFOR-ALTHEA në BeH, Maqedonia e Veriut do t’i dërgojë 32 ushtarë

April 15, 2026
1 minut lexim
IMG 6330

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka propozuar parlamentit miratimin e një kërkese të saj për dërgimin e 32 ushtarëve në misionin paqëruajtës EUFOR-ALTHEA në Bosnjë e Herzegovinë (BeH) për një periudhë gjashtë mujore këtë vit.

Kërkesa e qeverisë ka të bëjë për pjesmarrje të pjestarëve të ushtrisë së vendit në këtë mision të BE-së nga muaji maj deri në nëntor të këtij viti.

Kërkesa do të shqyrtohet nga Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri dhe Komisioni juridiko-ligjvënës me 20 prill, e pastaj në seancë plenare për miratim dy ditë më vonë.

“Shpenzimet financiare për transport, rrogat, kompensimet e rrogave dhe shpenzimet logjistike të pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar, i siguron Ministria e Mbrojtjes,” sqarohet në propozimin e qeverisë.

Misioni EUFOR-ALTHEA nisi në vitin 2004 kur mori përsipër misionin e NATO-s, dhe misioni i tij rinovohet çdo vit me dritën jeshile nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Pas nisjes së agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022, vendet anëtare të BE-së më shumë se dyfishuan trupat e misionit në rreth 1500, nga frika e paqëndrueshmërisë në vend përmes serbëve pro-rusë të udhëhequr nga Milorad Dodik dhe partia e tij, të cilët vazhdojnë të kërcënojnë me shpërbërjen e vendit.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mucunski portale te dyshimta perhapin lajmin per incidentin e nenad kolevit ne moske 69dfd55d32862
Lajmi i mëparshëm

Mucunski: Portale të dyshimta përhapin lajmin për incidentin e Nenad Kolevit në Moskë

shba mohon kerkesen per zgjatje te armepushimit me iranin 69e0027f9a6e7
Lajmi i radhës

SHBA mohon kërkesën për zgjatje të armëpushimit me Iranin

Të fundit nga

ShkoLartë