Misioni historik i SpaceX, fluturakja ulet me sukses në Tokë – “shëtitja e parë private në hapësirë”

September 15, 2024
1 minut lexim

Një astronaut miliarder dhe ekuipazhi i tij janë kthyer në Tokë, pasi morën pjesë në shëtitjen e parë private në hapësirë.

Polaris Dawn, i operuar nga SpaceX në emër të miliarderit Jared Isaacman, u kthye në orën 8:37 të mëngjesit sot në Gjirin e Meksikës pranë Dry Tortugas të Floridës në errësirën para agimit.

Duke mbajtur katër qytetarë privatë, duke përfshirë inxhinierët e SpaceX, Anna Menon dhe Sarah Gillis, raketa Falcon 9 e SpaceX u nis në hapësirë ​​të martën dhe kaloi pesë ditë në orbitë.

“Ne kemi përfunduar misionin”, tha Isaacman ndërsa kapsula ra në ujë, duke pritur ekipin e shpëtimit.

Ndërsa po rrotullohej rreth planetit, komandanti i misionit,  Isaacman, iu bashkua një grupi të vogël në hapësirë ​​- ai ishte i 264-ti – i cili deri më tani kishte përfshirë vetëm astronautë profesionistë nga dhjetëra vendesh.

Shëtitja hapësinore e SpaceX, Polaris Dawn, u etiketua një “mision shumë i rrezikshëm” dhe ata orbituan rreth 740 kilometra mbi Tokë – më lart se Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar dhe Teleskopi Hapësinor Hubble.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Peci viziton familjen Ademi nga Vushtrria, të cilët janë përfitues të grantit në vlerë prej 90 mijë euro

Story i radhës

Zhang mungesa e madhe në filmin e titullit kampion për Interin

Të fundit nga

Vullneti-Gjestit: Foli pak Xhenetës

Banori i shout më të madh në vend, Vullneti i ka kërkuar diçka Gjestit. Me seriozitet të madh, Vullneti i thotë Gjestit që t’i flas Xhenetës lidhur me sjelljet e saj. Ajo
ShkoLartë