Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, ka kërkuar mbylljen përfundimtare të inceneratorit të Elbasanit.
Në një postim në rrjetet sociale, Boçi u shpreh se ky incenerator është dënimi kolektiv me vdekje për qytetarët e Elbasanit.
“Po i rikthehem tashmë me një mision të ri një beteje të vjetër! Si qytetar i Elbasanit, si përfaqësues i përhershëm i banorëve të këtij qyteti, si mbrojtës i të drejtës së tyre për tyre për jetë unë kërkoj fikjen dhe mbylljen përfundimtare të Inceneratorit të Elbasanit.
🔥Inceneratori i Elbasanit është dënimi ynë kolektiv me vdekje nga një skotë e paskrupullt.
📂Kjo është një gjurmë e kësaj beteje të hershme mes meje dhe atyre që nuk pyesin për Elbasanin”, ka shkruar Boçi.