Mishustini, i preferuari i Putinit për ta mbajtur pozitën e kryeministrit të Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, këtë të premte ka propozuar riemërimin e Mikhail Mishustin në pozitën e kryeministrit.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i parlamentit rus, Vyacheslav Volodin, që është shprehur se votimi pritet të bëhet gjatë ditës.

“Presidenti Vladimir Vladimiroviq Putin ka dorëzuar në Duma propozimin për kandidaturën e Mikhail Vladimiroviq Misushtin për pozitën e kryetarit të qeverisë”, ka thënë Volodin, raporton Deutsche Welle.

“Sot deputetët do të marrin vendim të rëndësishëm në emër të zgjedhësve të tyre për këtë çështje”, ka vazhduar ai, transmeton KlanKosova.tv.

Se si do të votohet dihet, pasi që nuk ka asnjë anëtar të parlamentit rus do t’i del përpara dëshirës së Putinit.

Mishustin mban pozitën e kryeministrit të Rusisë nga viti 2020.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ambasadori Rohde e përgëzon Xhakën me shokë

Story i radhës

Njerëzit janë zemëruar nga reklama e re e Apple për iPad

Të fundit nga