‘Mirupafshim Turqi’: Ekipi spanjoll i shpëtimit largohet nga Stambolli me trëndafila

Pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, epiqendra e të cilëve ishte në Kahramanmarasu, ekipet ndërkombëtare të kërkim-shpëtimit që erdhën në ndihmë në Turqi kanë filluar të largohen nga vendi.

Njëri ndër ta është edhe një ekip spanjollësh i cili thuhet se përfundoi misionin e kërkimit dhe shpëtimit në Turqi – pas tërmetit shkatërrues.

Dhe siç mund të shihet në disa pamje të publikuara në internet, ata janë larguar me trëndafila nga aeroporti i Stambollit.

Duke i thënë lamtumirë Turqisë me mesazhin “Mirupafshim Turqi” në turqisht në llogarinë e tyre në rrjetet sociale, skuadra spanjolle tha: “Ne jemi gati të nisemi për në Spanjë. Kemi lënë pas një detyrë që do të ketë një efekt të përjetshëm”.

Pamjet vijnë në ditën kur raportohet për të paktën 31 mijë të vdekur nga dy tërmetet e forta që goditën Turqinë Jugore të hënën e kaluar dhe mbi 9 mijë të vdekur në Siri.

Sipas raportimeve, rreth 148.000 njerëz janë evakuuar nga rajonet e goditura nga tërmeti deri më tani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aktivisti i VV-së: Nëse kryeministri e nënshkruan Zajednicën, për mua si Dardan është tradhtar

Story i radhës

Në prag të “Shën Valentinit”, modelja “magjepsë” fansat me të brendshme “seksi”

Të fundit nga