“Mirror” zbuloi se trajneri holandez kërkon matje të përjavshme të peshës së lojtarëve

1 minut lexim

Pol Skolls nuk i ka pritur mirë pesë rregullat që ka vendosur trajneri i ri i Mançester Junajtidit, Erik ten Hag, në “Old Trafford”.

“Mirror” zbuloi këtë javë se trajneri holandez kërkon matje të përjavshme të peshës së lojtarëve, ndërkohë që do t’i lërë ata jashtë skuadre në rast se mbërrijnë vonë në stërvitje apo takimet me skuadrën.

Por atyre u është ndaluar gjithashtu alkooli gjatë javës dhe tekniku nuk do ankesa të futbollistëve te menaxherët. Dhe në fundmi, ai u ka ndaluar shefat personalë të kuzhinës.

Menyja e tyre do të përgatitet në klub.

Këto dhe shumë rregulla të tjera të forta që ka vendosur tekniku i ri me të shkelur në Mançester, i kanë bërë përshtypje edhe ish-mesfushorit të “Djajve”, i cili duke postuar një foto të artikullit në “Instagram”, shprehte edhe qëndrimin e tij duke komentuar:

“Unë nuk jam i sigurt nëse do t’ia kisha dalë pa shefin tim personal të kuzhinës dhe pa menaxher për t’iu ankuar”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pendarovski ka uruar Kurban Bajramin

Story i radhës

Nëse rregullisht e përdorni këtë funksion – mund të shkatërroni furrën

Të fundit nga