mirjeta zeka e zhdukur prej 7 vjetesh vellai bashkeshorti u lajmerua pas tre muajsh dhe tha se ajo kishte ikur nga shtepia 6ae23a4191f85

Mirjeta Zeka e zhdukur prej 7 vjetësh, vëllai: Bashkëshorti u lajmërua pas tre muajsh dhe tha se ajo kishte ikur nga shtëpia

October 28, 2026
1 minut lexim

Muhamedali Zeka, vëllai i Mirjeta Zekës, e cila rezulton e zhdukur prej shtatë vjetësh, ka deklaruar se familja ende nuk ka asnjë informacion për fatin e saj.

Në emisionin FIVE, ai ka treguar se kontaktin e fundit me motrën e kishte më 31 mars 2019, në shtëpinë e saj në Sfaracak të Vushtrrisë.

Sipas tij, Mirjeta kishte planifikuar të udhëtonte drejt Gjermanisë të nesërmen, por që nga ajo ditë familja nuk ka marrë më asnjë lajm për të.

Vëllai i saj ka thënë se bashkëshorti i Mirjetës e kishte njoftuar vetëm pas rreth tre muajsh se ajo ishte larguar nga shtëpia.

“Pas tre muajsh e diçka, ai e ka thirrur vëllain dhe i ka thënë: ‘E kemi një lajm të keq, Mirjeta më ka ikur prej shtëpisë’”, ka rrëfyer Zeka.

Ai ka deklaruar se më pas ishte paraqitur në polici për ta raportuar rastin, por, sipas tij, i ishte thënë se rastin duhej ta lajmëronte bashkëshorti i saj.

Zeka ka shprehur dyshime për rrethanat e zhdukjes, duke theksuar se bashkëshorti ishte personi i fundit që kishte qëndruar me të.

“Personi i fundit që ka qëndruar me të është bashkëshorti. Ai duhet të japë llogari se ku është Mirjeta”, ka thënë ai.

Zeka ka deklaruar gjithashtu se motra e tij kishte lënë të kuptohej se po përballej me një problem të madh, por nuk kishte dashur t’i tregonte familjes se për çfarë bëhej fjalë.

Ai ka ngritur pikëpyetje edhe për veprimet që, sipas tij, pasuan zhdukjen, përfshirë renovimin e shtëpisë dhe djegien e rrobave, si dhe vonesën në raportimin e rastit.

Sipas vëllait të saj, nuk ka prova se Mirjeta e ka kaluar kufirin për në Gjermani. Ai ka thënë se familja vazhdon të kërkojë përgjigje për fatin e saj, tash e shtatë vjet.

“Qe shtatë vjet jemi në kërkim të saj dhe nuk kemi kurrfarë lajmi”, ka deklaruar Zeka.

Avokati i familjes, Amer Alija, ka deklaruar se hetimet për rastin e Mirjeta Zekës janë pezulluar rreth vitit 2023 dhe se aktualisht nuk janë të hapura. Ai ka shtuar se gjithë këto vite kanë pranuar vetëm heshtje nga institucionet.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

afrim gashi pret studentet e universitetit shen kliment ohridski ne kuvend 6ae239e266af0
Lajmi i mëparshëm

Afrim Gashi pret studentët e Universitetit “Shën Kliment Ohridski” në Kuvend

gjoba deri ne 500 mije leke per shkeljet gjate tubimeve qeveria miraton ndryshimet ligjore 6ae23a9bccc30
Lajmi i radhës

Gjoba deri në 500 mijë lekë për shkeljet gjatë tubimeve, qeveria miraton ndryshimet ligjore

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë