Festivale të shumta që mbahen në verë në qytetin e Prizrenit , obligojnë institucionet dhe punëtorët e pastrimit të mirmbajnë higjenin në këtë qytet . Deri më tani kur janë mbajtur Bunar fest, Motorfest, OLD – TIMER Fest , Ngom Fest , Prizren Fest dhe së fundi DokuFest qyteti i Prizrenit ishte pasqyra ndërkombëtare e Kosovës.
Në ditët e festivaleve që mbahen në qytet vëren dy pamje të qytetit , mbrëmjen e bujshme, relaksuese dhe shumë të zhurmshme dhe mëngjesin e qetë që nis e zgjohet ngadalë … Ata pothuajse nuk e vërejnë gjithë këtë gjallëri janë punëtorët e shërbimit të cilët kujdesen që të mirëmbajnë pastërtinë në këtë rrëmujë pa fund të ditëve të festivalit DokuFest …. Ato flenë të fundit, por edhe zgjohen të parët me qëllim që qyteti të ketë freskinë e lindjes së ditës së re…Trokkëlima e kalit të Nexhmedin Berishës që pastron lagjen e nënkalasë është kolona zanore që ndihet çdo mëngjes …
Derisa dielli kaplon Shatërvanin , punëtorë të tjerë kujdesen për zemrën e qytetit . Janë zgjuar shumë herët dhe janë të vetëdijshëm se këto ditë kanë shumë punë.
Qytetarët janë të kënaqur me punën e palodhur të tyre .
Që nga muaji maj kur nisi Bunar festi e të tjerë festivale me radhë , deri me datën 13 kur bie edhe perdja për ta mbyllur edicionin e XXI të DokuFest Prizreni është pasaporta ndërkombëtare e Kosovës .
Punëtorët e pastrimit të qytetit sfidojnë kohën për të mbajtur pastër qytetin.