Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot një vizitë në Parkun Natyror Drilon-Tushemisht nga ku foli për menaxhimin e zonave të mbrojtura në vendin tonë.
Teksa falenderoi Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për kontributin që ka dhënë për zonat e mbrojtura, Mirela Kumbaro tha se interesi i vizitorëve për këto zona është në mbrojtje.
Kumbaro zbuloi se nga janari i këtij vitit deri në fund të shtatorit 4.5 milionë vizitorë kanë shkuar në zonat e mbrojtura.
Mirela Kumbaro: Zonat e mbrojtura në Shqipëeri kanë bashkëjetuar dhe janë të tilla falë njerëzve që jetojnë dhe punojnë në këto zona. Shqipëria është shumë e vogël për të pasur hapësira gjigante krejt të egërta pa ndërhyrje nga njerëzit. Njerëzit përmes traditës, zakoneve dhe artizanatit bujqësor apo urban kanë bërë që të kemi zona të tilla të mbrojtura siç është Tushemishti, Driloni. ..Një falënderim shumë të sinqertë për Fondacionin Shqiptaro Amerikan për Zhvillim….Nga janari deri në fund të shtatorit kemi pasur 4.5 mln vizitorë në zonat e mbrojtura të Shqipërisë. Është shifër e barabartë me totalin e vizitorëve në vitin e kaluar në këto zona që do të thotë interesi për vizitorët për zonat e mbrojtura është në rritje.
Burimi: botasot.info