mirdita do te kontribuoje ne fitoren e pd ne 11 maj gjekmarkaj ndezim motoret e fushates per nje rezultat dinjitoz 67d6cb3458dfc

“Mirdita do të kontribuojë në fitoren e PD në 11 maj”, Gjekmarkaj: Ndezim motorët e fushatës për një rezultat dinjitoz

March 16, 2025
1 minut lexim

Deputeti demokrat, Agron Gjekamarkaj zhvilloi një takim në Mirditë këtë të diel.

Ai theksoi se me konstituimin e shtabit elektoral në Mirditë dhe prezantimin e kandidatit Aleksandër Lala, PD ndez motorët e fushatës për një rezultat dinjitoz në shërbim të kësaj krahine dhe mbarë vendit.

Sipas nënkryetarit të Kuvendit, Mirdita do të kontribuojë në fitoren e PD në zgjedhjet e 11 majit.

“Mirdita e burrave, trimave dhe personaliteteve të shquara do të kontribuojë në fitoren e PD, shpresës dhe besimit për një Shqipëri më të mirë dhe europiane.

Me konstitumin e shtabit elektoral në Mirditë dhe prezantimin e kandidatit Aleksandër Lala, PD ndez motorët e fushatës për një rezultat dinjitoz në shërbim të kësaj krahine dhe mbarë vendit.

Z. Lala është një intelektual dhe politikan i njohur i treves, kandidat i Listës së Koalicionit të Shqipërisë Madhështore, ku shfaq besimin e maksimalizinit të votës, besimin tek ndryshimi, besimin tek Mirdita si fituese nëpër histori,si fituese në bashkohësi, si pararojë e rezultatit 5 me 2.

Mirdita do të bashkohet në mbështetje të birit të vet i cili asnjëherë nuk iu shkëput fuqisë dhe besimit, për ta bërë Mirditën, më te bukur, më të zhvilluar, më të zëshme dhe më të ndritur. Këtë ne do ta bëjmë realitet me 11 Maj.

Qeveria në ikje i ka bërë dëm të madh Mirditës, Lezhës, Kurbinit dhe mbarë vendit. Ndaj mbarë shqiptarët, të bashkuar kundër korrupsionit, keqqeverisjes dhe skandaleve do ta largojnë me votë popullore rilindjen dhe krimin e saj”, ka shkruar Gjekmarkaj.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

qeveria seance te jashtezakonshme do te vendose per 7 dite zie per shkak te tragjedise ne kocan 67d6c5ce80cf9
Story i mëparshëm

Qeveria seancë të jashtëzakonshme, do të vendosë për 7 ditë zie për shkak të tragjedisë në Koçan

shpallja e rezultateve perfundimtare te zgjedhjeve ky konsiderohet skenari me real per formimin e qeverise 67d6d4d5b87bb
Story i radhës

​Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, ky konsiderohet skenari më real për formimin e qeverisë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë