mirce stojkov do ta udheheqe komunen e kocanit deri ne zgjedhjen e kryetarit te ri 67d9d954a9180

Mirçe Stojkov do ta udhëheqë komunën e Koçanit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri

March 18, 2025
1 minut lexim

Koçan, 18 mars – Mirçe Stojkov, këshilltar nga VMRO-DPMNE, do ta udhëheqë Komunën e Koçanit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, pasi kryetari i mëparshëm Ljupço Papazov dha dorëheqje për arsye morale pas zjarrit në diskotekën “Pulse”, ku humbën jetën 59 të rinj dhe 155 të tjerë u lënduan. Stojkov më parë ka qenë nënkryetar i komunës.

Sipas ligjit, pas publikimit të dorëheqjes së Papazov në Gazetën Zyrtare, Stojkov ka 15 ditë kohë për të njoftuar Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale. Ministria ka 15 ditë për të njoftuar Qeverinë, e cila më pas ka një muaj për të pranuar dorëheqjen dhe për të inicuar shpalljen e zgjedhjeve për kryetar të ri.

Këshilli ka 30 ditë për të zgjedhur një ushtrues detyre kryetar komune nga radhët e këshilltarëve. Për shkak se nuk ka nevojë për zgjedhje të veçanta nëse kanë mbetur më pak se gjashtë muaj deri në zgjedhjet e rregullta (të cilat do të mbahen në tetor).

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

inspektorati i tregut vetem 22 objekte kane licenca te vlefshme ne te gjithe shtetin 67d9d91e177d2
Story i mëparshëm

Inspektorati i Tregut: Vetëm 22 objekte kanë licenca të vlefshme në të gjithë shtetin

telefonata mes trump dhe putin nesho perpjekja per ti dhene fund luftes pozitive 67d9de9b1d63e
Story i radhës

Telefonata mes Trump dhe Putin! Nesho: Përpjekja për t’i dhënë fund luftës, pozitive

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

17 Maj shënon përvjetorin e nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare Telegrafike dhe krijimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Dita Botërore e Telekomunikacionit është festuar çdo vit më 17 maj nga viti

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë