Qeveria në seancën e sotme e miratoi Strategjinë fiskale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën 2023-2025 (me perspektivë deri në vitin 2027).
Strategjia fiskale afatmesme, theksohet në kumtesën nga Departamenti i Qeverisë për Marrëdhënie me Publikun, është në përputhje me qëllimet afatmesme fiskale dhe prioritetet strategjike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mundëson monitorimin e dinamikës së të hyrave dhe shpenzimeve në lidhje me objektivat fiskalë.
“Elementët kryesorë të politikës fiskale afatmesme janë ridizajnimi i politikës buxhetore dhe konsolidimi fiskal, të cilat synojnë mbështetjen e stabilitetit makroekonomik, përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe në këtë mënyrë forcimin e potencialit të rritjes së ekonomisë vendase”, shpjegohet në kumtesën.
Konsolidimi i planifikuar fiskal mbulon tre aspekte kryesore: përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave buxhetore, nëpërmjet masave për uljen e ekonomisë në hije dhe masave për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, reduktimin dhe ristrukturimin e shpenzimeve buxhetore, duke ulur kostot jo prioritare dhe jo thelbësore, mbështetje më të madhe të sektori privat dhe inovacioni për të forcuar konkurrencën, një komponent social për të mbështetur kategoritë më të rrezikuara të popullsisë dhe për të rishikuar metodologjitë për transfertat dhe subvencionet, ndryshimet në burimet e financimit të deficitit buxhetor, diversifikimin më të madh të burimeve të financimit të deficitit, si dhe financimin dhe realizimin e projekteve të caktuara përmes partneriteteve publiko-privat dhe themelimin e Fondit Zhvillimor për investime strategjike.
Me propozim të Ministrisë së Financave, në seancën e sotme, Qeveria miratoi Strategjinë për Menaxhimin e Borxhit Publik për vitet 2023 – 2025 (me perspektivë deri në vitin 2027).
“Strategjia për menaxhimin e borxhit publik ofron kornizë që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të veprojë në drejtim të menaxhimit të kujdesshëm të borxhit publik të vendit në afat të mesëm. Qëllimet e politikës së menaxhimit të borxhit publik në Strategji janë:
Financimi i nevojave të shtetit me kosto sa më të ulët, në afat të mesëm dhe afatgjatë dhe me nivel të qëndrueshëm rreziku, identifikimi, monitorimi dhe administrimi i risqeve të cilave u nënshtrohet portofoli i borxhit publik dhe zhvillimi dhe ruajtjen e një tregu financiar vendas efikas, thuhet në kumtesën e shërbimit për shtyp të qeverisë.