Miratohet nevoja për miratimin e ligjeve të huamarrjes nga FMN-ja dhe tek BB

min lexim

Shkup, 14 nëntor – Deputetët sot në seancën e 92-të plenare të Kuvendit votuan në procedurë të shkurtuar miratimin e propozim- ligjeve për huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) me linjë kredie për likuiditet, si dhe për huamarrjen e vendit për kredi nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes së huasë për financimin e Projektit për krijimin e institucioneve efektive, transparente dhe të llogaridhënëse për menaxhim me financat publike.

 

Koordinatori i Grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski në vërejtjen procedurale theksoi se “performancat e këqija ekonomike të Qeverisë i shohin institucionet financiare ndërkombëtare dhe bankat dhe prandaj huamarrja me eurobond do të jetë jashtëzakonisht e shtrenjtë dhe me normë e interesit prej tetë për qind”.

“Këto ligje aktuale vijnë në një situatë shumë të keqe ekonomike, gjë që është alarmante. Borxhi publik nga viti 2017 është rritur për tre miliardë euro, pra me 600 milionë euro në vit. Në thelb jemi kundër huamarrjes që vetëm ju dini ta bëni, pa masa të caktuara dhe vizion për të vazhduar më tej, sepse çmimin në fund do ta paguajnë qytetarët dhe mund të rrezikohet sigurimi i pensioneve, pagesa e rrogave, standardi studentor dhe të gjitha reagimet e qytetarëve”, theksoi Micevski.

Ai shtoi se për të dëshmuar se nuk janë frenues të ligjeve në Kuvend, deputetët e VMRO-DPMNE-së do të jenë për miratimin e këtyre propozim- ligjeve, sepse, siç tha, FMN-ja dhe Banka Botërore “do të kontrollojnë shpenzimet e parave publike dhe nuk do të lejojnë që qeveria të vjedhë si deri tani”.

Zëvendësministri i Financave Filip Nikolloski në mbledhje shpjegoi se pse Qeveria kërkon që këto ligje të miratohen në procedurë të shkurtuar.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Jovan Jaulevski, kërkoi që rendi i ditës së seancës të plotësohet me pikën Projektligj për racion të subvencionuar të studentëve që nga ana e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi u refuzua me arsyetimin se ajo pikë është futur në rend dite të seancës që do të mbahet më 16 nëntor.

“Apeloj përderisa shqetësoheni për studentët ta përkrahni zgjidhjen e VMRO-DPMNE-së dhe grupit parlamentar dhe ta tejkalojmë përfundimisht këtë sagë. Protestën e sotme të studentëve para Kuvendit e justifikoj dhe e mbështes, sepse kërkesat e studentëve janë modeste. Apeloj, mos të jenë fundja pikë të VMRO-DPMNE-së, nëse doni edhe ju nënshkruani në atë ligj le të jetë i përbashkët, sepse studentët janë e ardhmja e Republikës së Maqedonisë”, tha Jauleski

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

​BE do të sanksionojë 30 individë iranianë

Story i radhës

​Asllani: Dua më shumë minuta në kombëtare, ta ndihmojmë trajnerin Edy Reja

Të fundit nga