Miratohet Lista e re e Barnave të Rimbursueshme në Shqipëri, shtohen 50 medikamente të reja

min lexim

Këshilli Ministrave i Qeverisë së Shqipërisë ka miratuar sot vendimin për miratimin e listës së barnave të rimbursueshme nga Fondi i Kujdesit Shëndetësor për të gjithë pacientët që vuajë nga patologji të ndryshme.

Në një deklaratë për media pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se është një vendim i rëndësishëm për të gjithë ata pacientë të cilët trajtohen me barna dhe medikamente nga mjekët e familjes sa i përket diagnozave të tyre.

Koçiu: Listës së Barnave të Rimbursueshme i shtohen edhe 50 medikamente të reja

Në listën aktuale të barnave të rimbursueshme kemi 1191 medikamente, ndërkohë që me vendimin e sotëm të Këshillit të Ministrave kësaj liste i shtohen edhe 50 medikamente të reja, nga të cilat 38 princip aktiv, medikament i ri dhe 18 formë doza të reja. Të gjitha këto barna të reja të shtuara në listën e medikamenteve të rimbursueshme të cilat e çojnë këtë listë në total në 1345 medikamente të cilat do të rimbursohen nga buxheti i shtetit. Janë barna të cilat mbështesin akoma më shumë të gjithë diagnozat dhe patologjitë e sëmundjeve onkologjike, të sëmundjeve pneumonologjike, të sëmundjeve diabetike, kardiovaskulare dhe një sërë patologjish të tjera të rëndësishme, të cilat mbështeten akoma më shumë nga ky vendim më i fundit i qeverisë shiptare”, theksoi Koçiu.

Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë bëri me dije miratimin e një tjetër vendimi të rëndësishëm në mbështetje të gjithë qytetarëve të prekur nga diabeti, duke zgjeruar fashën e rimbursimit të fishave të diabetit për matjen e glicemisë.

Koçiu: Dy mijë invalidë pune dhe rreth 1500 persona me aftësi të kufizuar përfitojnë falas fishat e diabetit

Deri më sot ne rimbursojmë fishat e diabetit për të gjithë ata pacientë të cilët vuajnë nga sëmundja diabetike, dhe nga sëmundja për të matur gliceminë ndërkohë që sot kemi shtuar akoma më shumë këtë fashë të mbulimit. Sot kemi nga mosha 0-25 vjeç të rinjtë dhe fëmijët të cilët mbulohen me këto fisha dhe qytetarët nga 65 vjeç e sipër. Ndërkohë, që me vendimin më të fundit ne shtojmë mbulimin me fishat e diabetit falas, pra matjen e glicemisë me fishat e diabetit dhe për dy target grupe shumë të rëndësishme, që janë invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar. Janë dy mijë invalidë pune që vuajnë nga sëmundja e diabetit dhe afro 1.500 persona me aftësi të kufizuar të cilët do të përfitojnë falas fishat e diabetit”, përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Story i mëparshëm

ASH-krahu i Selës: Me dy licenca nuk bëhet lufta kundër kumarit, por luftë mes kumarxhinjve

Story i radhës

Gjermania ndalon Qendrën Islamike të Hamburgut

Të fundit nga