Miratohet Ligji për Rregjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale, Manastirliu: Mekanizëm i ri për mbrojtjen e fëmijëve ndaj abuzimit seksual

July 22, 2022
min lexim

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar në fund të seancës maratonë mbrëmjen e djeshme ligjin për “Rregjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”, një ligj i cili ka bërë bashkë deputetët e mazhorancën dhe të opozitës. Në fjalën e saj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha se përmes këtij ligji, ndërtohet një platformë komunikimi mes strukturave shtetërore dhe komuniteteve, me qëllim mbrojtjen e viktimave të mundshme dhe parandalimin e veprimeve të të dënuarve, duke kufizuar kështu kontaktin fizik apo virtual.

“Është një projektligj që mbi të gjitha respekton të drejtat themelore të njeriut të parashikuara në Kushtetutën tonë në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, është një ligj që vjen i përafruar gjithashtu me direktivën e Bashkimit Europian dhe mbi të gjitha që vendos në përparësi absolute mbrojtjen dhe interesin më të lartë të fëmijëve. Ndaj, është shumë e rëndësishme që ky ligj të fillojë menjëherë zbatimin e tij. Sigurisht, nuk do të jetë pilula çudibërëse, por do të jetë një instrument më shumë në dorën e institucioneve por edhe në vetëdijen qytetare, i cili do të ndihmojë realisht në përpjekjen e madhe për të parandaluar rastet apo edhe për të ulur shkallën e recidivizmit përsa i përket krimeve apo abuzimeve seksuale”, tha Manastirliu.

Në fjalën e saj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se gjatë vitit 2021, më shumë se 2300 fëmijë në rrezik janë mbështetur nga programet e mbrojtjes sociale, ndërkohë që më shumë se 70 fëmijë janë marrë në mbrojtje.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale punon çdo ditë për të ngritur shërbimet sociale në terren. Fondi Social, i cili ka mbështetur më shumë se 40 bashki për ngritjen e shërbimeve sociale që mundësojnë mbështetjen dhe ndihmën për më shumë se 2300 fëmijë, të cilët janë konsideruar në risk, të mbështeten nga mekanizmi ynë i mbrojtjes sociale në të gjithë territorin e vendit. Janë më shumë se 70 fëmijë që janë marrë në mbrojtje dhe janë trajtuar me sistemin tonë të mbrojtjes sociale përgjatë 2021 dhe janë mbi 40 fëmijë të cilët janë marrë në mbrojtje në 6-mujorin e parë të këtij viti”, bëri me dije Manastirliu.

Duke folur për shërbimet për viktimat e dhunës seksuale, Manastirliu tha se tashmë në Shqipëri funksionojnë tre qendra pritëse emergjence dhe do të zgjerohet më tej ky rrjet.

“Kemi ngritur tre qendra pritëse emergjence për viktimat e dhunës seksuale. Dhe janë tre qendra të cilat janë tashmë operacionale në Tiranë, në Fier dhe në Shkodër. Jemi shumë të angazhuar që ta shtrijmë modelin e qendrave me një ndalesë, pra qendrave që ofrojnë mbështetje për viktimat e dhunës seksuale, në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Projektligji për “Regjistrin Kombëtar të Dënuarve për Krime Seksuale” u iniciua si nismë e 28 organizatave të shoqërisë civile dhe u mbështet nga mbi 20 mijë qytetarë që firmosën për këtë projektligj, i cili u miratua në unanimitet në mbyllje të seancës së fundit për këtë sezon, në Kuvendin e Shqipërisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pa energji elektrike sot këto vendbanime të Shkupit

Story i radhës

Për një ditë të mbarë, bëni këto 5 gjëra kur zgjoheni

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë