Miratohet koncepti bazë i Ligjit për rroga

Grupi punues i formuar prej përfaqësuesve të MSHIA, MF, MPPS dhe SP, bashkërisht me ekspert nga SIGMA punoi në Draft Ligjin i cili i rregullon rregullat sipas të cilave në të ardhmen do të rregullohen pagat në institucionet publike.

Ligji i përfshin të gjitha 1346 institucionet e sektorit publik me 132 088 të punësuar të cilët janë të përfshirë me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik.

Me ligjin janë të përfshirë edhe të gjithë personat e emëruar dhe zgjedhur si dhe të punësuarit në të gjitha shoqëritë tregtare në pronësi të plotë shtetërore ose në pronësi të njësive të pushtetit lokal.

Ligji parasheh që në bazë të neneve të ketë më shumë sfera, edhe atë :

– Pushteti ligjvënës ,

– Pushteti ekzekutiv,

– Pushteti gjyqësor,

– Vetëqeverisja lokale,

– Të zgjedhurit dhe personat e emëruar ,

– Shoqëritë tregtare në pronësi të plotë shtetërore .

Në korniza të secilës prej këtyre sferave mund që të rregullohen një ose disa nënsisteme. Për shembull, në korniza të pushtetit ekzekutiv do të ketë një nënsistem për organet shtetërore, një nënsistem për arsim, një nënsistem për shëndetësi, një nënsistem për kulturë e kështu me radhë.

Koncepti bazë në Ligji për paga, me propozim të MSHIA u miratua në seancën e djeshme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilën është plotësuar edhe një qëllim i parashikuar.

Story i mëparshëm

Krasniqi dhe Hasani – të lumtur që ishin pjesë në Konventën e Minibasketbollit

Story i radhës

Të amnistosh një kriminel është vetëvrasje

Të fundit nga