Miratohet amendamenti për kuotën gjinore, 1 në 3 kandidatë fitues do jetë grua

1 minut lexim

Është miratuar këtë të premte në Kuvendin e Shqipërisë me 103 vota pro, 1 kundër amendamenti për garantimin e kuotës gjinore në listën e hapur 2/3, ku 1 në 3 kandidatë fitues në listë duhet të jetë grua.

“Do të doja të mos ishte kuota sepse ka pafund gra të mira dhe të shkëlqyera. Nëse nuk do të ekzistonte kuota nuk do i kishim as këto gra. Është e domosdoshme kuota, sepse nëse nuk do të ishte do të kishim shumë gra më pak. Kërkojmë barazi gjinore sepse jemi gjysma.

Ne kërkojmë minimumin për të mbrojtur atë 30% që ka qenë, jo për të fituar pak më shumë.

Kjo nuk është beteja jonë, është për ato gra dhe vajza që e kanë të pamundur nëse nuk është kuota për t’u futur në lista. Kam thirrje për burrat që të votojnë që të ketë më shumë, gra në listat e ardhshme. Gratë në lista i bëjnë nder listave. Mos e reduktoni kuotën, lëreni 30%”,-tha Albana Vokshi.

Story i mëparshëm

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Story i radhës

3 arsye psikologjike pse ne veshim të njëjtat rroba, edhe pse mund ta kemi dollapin plot

Të fundit nga