Miratimi i kërkesës për arrestimin e Berishës, PD: Mbështesim drejtësinë dhe presim kërkesa të tjera

December 18, 2023
min lexim

Partia Demokratike ka mbështetur Komisionin e Mandateve që miratoi kërkesën e SPAK për dhënien e arrestit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një deklaratë të zëdhënëses së Partisë Demokratike Mirela Karabina, thuhet se PD do të votojë heqjen e imunitetit të çdo personi që është kërkuar nga SPAK.

“PD ka kërkuar dhe votuar heqjen e imunitetit të çdo personi që është kërkuar nga SPAK dhe do ta bëjë këtë për çdo kërkesë që do të vijë nga SPAK. Jo vetëm kaq, po ne kemi dërguar në Parlament kërkesën që çdo deputet të heqë dorë me vullnet të lirë nga imuniteti. Askush nuk mund të ketë asnjë mburojë përballë drejtësisë, as siç po bën Sali Berisha sot, e as siç bëri Arben Ahmetaj që i iku drejtësisë.”-thuhet në deklaratë.

Teksa hedh akuza mbi kreun e dikurshëm, PD thotë se do “të mbështesë pa asnjë hezitim drejtësinë dhe e inkurajon atë të sjellë sa më shpejt kërkesa për imunitetin e zyrtarëve të tjerë të korruptuar”.

“Sali Berisha nuk mund të fshihet më pas mashtrimeve ordinere. Ka dy vjet që e mban peng e përçan dhe e sulmon PD, vetëm e vetëm se nuk arriti ta bëjë mburojë të halleve të veta. Sot është e qartë para çdo shqiptari se për çfarë e luftoi Sali Berisha, Partinë Demokratike; për hallet dhe interesat e tij personale. Lufta dhe halli i tij nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë halli i PD. Mashtrimet e financuara me paratë e krimit të korrupsionit, nuk e ndihmojnë dot Sali Berishën. Ai duhet t’i zgjidhë vetë hallet e tij me drejtësinë, të lërë mashtrimet dhe të shkojë të sqarojë akuzat ndaj tij. Kush i ka shërbyer Edi Ramës është shpërblyer me kullën më të lartë në Ballkan, në mes të Tiranës, me tendera e leje për resorte në bregdet. PD do të mbështesë pa asnjë hezitim drejtësinë dhe e inkurajon atë të sjellë sa më shpejt kërkesa për imunitetin e zyrtarëve të tjerë të korruptuar, përfshirë dhe Edi Ramën. Një gjë është e sigurt: Aleanca e kullave nuk do ta mbajë dot peng PD-në”-përfundon deklarata.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BE-ja i bën thirrje Rusisë ta lirojë menjëherë gazetaren e REL-it Alsu Kurmasheva

Story i radhës

Një tërmet i fuqishëm godet Kinën, të paktën tetë të vdekur dhe disa të ngujuar nën rrënoja

Të fundit nga

ShkoLartë