​“Miqtë e Amerikës” kërkojnë nga Osmani e Sveçla dekorimin e Edward Anderson

November 1, 2024
1 minut lexim

Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhe ministri i Punëve të Brendshëm Xhelal Sveçla që të nderojnë me medalje presidenciale për siguri për Edward Anderson.

Ky i fundit deri më tani ka qenë drejtor i Departamentit për Siguri dhe Rend Publik në OSBE.

Në kërkesën drejtuar presidentes Osmani dhe ministrit Sveçla thuhet se Anderson “ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e avancimin e sigurisë dhe të drejtave të njeriut në Kosovë”.

Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi deklaroi për KP se kjo kërkesë është dërguar gjatë kësaj jave.

Rexhepi: Edward Anderson ka shërbyer prej vitit 1999 në Kosovë

“Është një personalitet shumë i fuqishëm, Edward Anderson, e kemi propozuar kërkesën që presidentja ta dekorojë dhe ministri i Punëve të Brendshme…Prej vitit 1999 është në Kosovë, është një personalitet amerikan që ka bërë shumë për Kosovën. Për momentin është drejtor i Departamentit për Siguri dhe rend publik në OSBE. Mirëpo, e përfundon mandatin javën e parë të këtij muaji dhe kalon në Maqedoni”, deklaroi Rexhepi.

Edward Anderson ka shërbyer për më shumë se dy dekada në Kosovë dhe ka pasur ndikim të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të agjencive në zbatimit të ligjit e sigurisë në Kosovë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KQZ miraton rregulloren për votën e emigrantëve, ja dokumentet

Story i radhës

Katër mënyra për t’u ndjerë më mirë me veten

Të fundit nga

ShkoLartë