MINT njofton se nga sot hapet konkursi për 27 inspektorë të tregut

August 4, 2023
1 minut lexim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) njofton se konkursi për 27 inspektorë të tregut, nga sot është i hapur për aplikim.

MINT njofton se do të punësoj 27 inspektorë të tregut, për të rritur mbikqyrjen e tregut dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset në vend.

“Inspektorati i Tregut në kuadër të MINT, që nga themelimi e deri më tani, është duke funksionuar me vetëm 15 inspektorë të tregut në tërë territorin e Republikës së Kosovës, kurse me pranimin e 27 inspektorëve të rinj, do të funksionojë me 42 inspektorë të tregut”, njofton tutje Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Në këtë njoftim thuhet se me mbikëqyrjen “e përmirësuar” të tregut, MINT synon që tregu të funksionojë më mirë e me rregulla të barabarta.

“Kjo është një mundësi e mirë për të filluar një karrierë në fushën e inspektimit të tregut dhe të zhvillimit profesional, prandaj MINT inkurajon të gjithë aplikuesit potencial që plotësojnë kualifikimet minimale, të aplikojnë”, thuhet tutje në njoftmin e MINT-it.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zbardhen të tjera përgjime nga dosja “Metamorfoza”, ja mesazhi që Gjoka i çoi nëndrejtorit të Policisë me anë të Behar Brajoviq

Story i radhës

Bayerni i ofron Tottenhamit mbi 100 milionë për Kane, në garë futet edhe PSG

Të fundit nga

Pesë qytete me ajër shumë të ndotur

7 Shkup, 28 nëntor – Në Kumanovë, Tetovë, Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë ndotja e ajrit sonte është shumë e lartë. Stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit tregojnë se ajri është shumë i
ShkoLartë